Berisha tek "Polis", prezantohen masterat

Për qeverinë shqiptare planifikimi dhe menaxhimi urban është një nga përparësitë kryesore. Kështu është shprehur kryeministri i vendit Sali Berisha, gjatë lançimit të nisjes së projektit "Matra" dhe programit mastër për cështjen e planifikimit të tërritorit, në universitetin "Polis". Ndërkohë duke folur për arsimin e lartë kreu i qeverisë deklaroi se qeveria do të punojë që të zvogëlohen diferencat e trajtimit mes universiteteve private dhe shtetërore. Berisha gjithashtu e theksoi edhe nje herë faktin se shumë shpejtë se diploma e gjuhes angleze do të jetë kusht për të vazhduar studimet master.
Projekti "Matra" në universitetin "Polis" vjen si nje iniciative e universitetit Erasmus i mbështetur nga qeveria holandeze , e që ka si qëllim promovimin e partneriteteve për qytetet e mundësive të përbashkëta.