E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimet e doktoratures kush mund te aplikoje



Programet e studimeve te doktoratures jane programe te studimeve te ciklit te trete me karakter plotesisht akademik qe kane ne baze kerkimin shkencor dhe veprimtari krijuese. Ne studimet e doktoratures pranohen kandidate qe kane fituar diplome universitare Master i Shkencave ose Master i arteve te bukura. Keto programe zgjasin te pakten 3 vite akademike dhe perfshijne 60 kredite per studime te organizuara teorike.

Rezultatet
Institucionet e arsimit te larte ne baze te rezultateve te arritura ne studimet e organizuara teorike vendosin kritere klasifikimi per kandidatet qe kane te drejte te zhvillojne projektin kerkimor dhe te pergatisin tezen e doktoratures. Po keto institucione percaktojne standarde e kritere kualifikuese per njohjen e gjuhes angleze mbi bazen e testeve te njohura nderkombetare si dhe metoda per vleresimin e nivelit teorik te pergjithshem te kandidateve. Kandidatet qe nuk arrijne te permbushin kriteret e vendosura nuk klasifikohen per te vazhduar me tej studimet e doktoratures dhe pajisen me nje deshmi ne te cilen jepen modulet e zhvilluara se bashku me kreditet e grumbulluara dhe vleresimin e tyre. Ne fushen e mjekesise programet e studimeve te doktorates mund te ofrohen te integruara me studimet specializuese afatgjata sipas planit dhe programit mesimor te miratuar nga fakulteti dhe universiteti perkates.

Specializimet
Programet e studimeve specializuese afatgjata jane programe te formimit profesional qe ofrojne njohuri per profesione te vecanta ne fushat e mjekesise te stomatologjise te farmacise te inxhinierise te veterinarise te drejtesise etj. Keto programe te studimeve perfshijne studime teorike te kombinuara me aplikime praktike e trajnime profesionale. Programet e studimeve specializuese ne drejtesi realizohen ne kuader te Shkolles se Magjistratures qe rregullohet me ligj te vecante. Per kryerjen e programeve te studimeve specializuese afatgjata studenti duhet te grumbulloje jo me pak se 120 kredite dhe kohezgjatja normale e ketyre programeve te studimeve eshte jo me pak se 2 vite akademike ne perputhje me ligjin e profesioneve te rregulluara. Studentet e ketij programi studimi duhet te japin ne perfundim edhe provimin e gjuhes angleze mbi bazen e testeve te njohura nderkombetare. Ne perfundim te programeve te studimeve specializuese afatgjata leshohet diplome universitare specializimi me titullin ne fushen perkatese.

Cikli i pare
Programet e studimeve te ciklit te pare synojne pajisjen me njohurite baze mbi metoda e parime shkencore te pergjithshme dhe formimin e shprehive te vecanta ne nje llojshmeri te gjere profesionesh e specialitetesh. Programet e studimeve te ciklit te pare realizohen me 180 kredite evropiane dhe kohezgjatja normale e tyre eshte 3 vite akademike. Ne perfundim te programeve te studimeve te ciklit te pare leshohet diplome universitare Bachelor ne fushen e arsimimit te kryer.

Anglishtja
Eshte nje nga kriteret baze per tu kualifikuar ne studimet e doktoratures masterave apo specializimeve. Duhet te theksojme se njohja e kesaj gjuhe duhet deshmuar nepermjet testeve nderkombetare dhe jo thjesht nga Fakulteti i Gjuheve te huaja.

DIND
Sipas rregullores se re per masterat dhe doktoraturen programet e integruara te ciklit te dyte realizohen me jo me pak se 300 kredite dhe kohezgjatja normale e tyre eshte jo me pak se 5 vite akademike. Studentet e ketij programi studimi duhet te japin ne perfundim edhe provimin e gjuhes angleze.

Hapet universiteti ne Peshkopi

Ka filluar mesimi ne filialin e universitetit Aleksander Moisiu ne Peshkopi. Numri i studenteve ne kete filial ka pesuar nje dyfishim deri ne 800 por ambientet e akomodimit jane te pamjaftueshme. Kjo ka bere qe studentet e rinj te kerkojne ambiente banimi me qira per pasoje ne qytet ka patur rritje te cmimit te qerave nga 3 mije ne 6 mije leke per nje person. Studentet jane te pa kenaqur si nga mos marrja e masave per akomodimin ne konvikte ashtu dhe per ambientet ne auditore ku ata do bejne mesim. Ka mungesa edhe per tekstet mesimore. Nderkohe qyteti duket se po perfiton nga dyndja e studenteve pervec qerave te shtepive ne treg ka edhe nje rritje te cmimit te produkteve dhe shtim te shitjeve.

20 Tetor 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›