Kontroll mjeteve lundruese
Drejtori i Drejtorise se Pergjithshme Detare z. Aurel Bylykbashi ka deklaruar dje per standard Kemi nisur verifikime dhe kontrolle te rrepta lidhur me verifikimin e standardeve ne mjetet tona te lundrimit. Qellimi i kontrollit i cili startoi ditet e fundit eshte permiresimi i kushteve te lundrimit te anijeve siguria gjate lundrimit ekuipazhi por edhe nje sere kerkesash te tjera teknike. Sipas tij Kjo strukture e re detare ka si detyre kontrollin jo vetem te flotes tregtare por edhe te anijeve te peshkimit si dhe te punonjesve te tyre. Pas kontrolleve do te rishikohet mundesia nese keto mjete do te lejohen apo jo per te dale ne det dhe ne rastet kur konstatohen shkelje te renda do te behet pezullimi i tyre si mase ekstreme apo edhe masa administrative sipas kodit detar. Kreu i Drejtorise se Pergjithshme Detare Aurel Bylykbashi tha per standard Shqiperia ndodhet ne listen e zeze te vendeve qe nuk sigurojne standarde duke krijuar nje imazh negativ dhe pengese serioze per aktivitetin privat te transportit detar kjo pasi shpeshhere marinaret shqiptare dhe ekuipazhet nuk jane paguar per muaj me radhe nga armatoret. Sipas z. Bylykbashi Problemet kane qene te medha jo vetem ne marredheniet punedhenes-punemarres por edhe ne sigurine teknike te anijeve shqiptare anijet tregtare me flamur shqiptar jane rreth 40-vjecare duke perbere edhe floten me te vjeter ne rajon pa garanci lundrimi kushte te tjera higjeno-sanitare. Ai deklaroi Kontrollet do te penalizojne cdo mjet detar duke synuar sigurimin e kushteve dhe standardeve evropiane te lundrimit.