Studimet me kohë të pjesshme, nga sot regjistrimet

Regjistrimet do të bëhen pranë sekretarive të fakulteteve nga ora 08:00 deri në orën 16:00. Regjistrimet do të zgjasin deri më datë 21 tetor.
Të gjithë të interesuarit për t’u regjistruar duhet të paraqesin një fotokopje të noterizuar te diplomës së gjimnazit dhe certifikatës së notave, ose të ndonjë dëftese apo diplome tjetër studimi, të fituar jashtë vendit, të barasvlershme me atë në Shqipëri, kartë identiteti ose pasaportë dhe fotokopje të tyre, dy fotografi si dhe mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1550 lekësh, paguar në Postën Shqiptare. Veç tyre duhet dhe një dokument tjetër, që ka të bëjë me një vërtetim që dëshmon se kandidati nuk ndjek program tjetër studimi me kohë të plotë ose të pjesshme, në ndonjë universitet publik.
Studimet me kohë të pjesshme mund t’i ndjekin të gjithë maturantët që kanë mbetur në sezonin e parë të provimeve të Maturës Shtetërore, por që i kanë marrë ato në sezonin e dytë. Ndalohen të aplikojnë ata që janë shpallur fitues me formularin A2 apo që do të shpallen të tillë me formularin A3, në sistemin e ditës. Studimet me kohë të pjesshme gjatë vitit të ri akademik do të mund t'i ndjekin 9350 studentë në të gjitha universitetet publike. Institucionet publike të arsimit të lartë do të shpallin dhe afishojnë në vende të dukshme kandidatët fitues, brenda datës 27 tetor. /Start/
2011-10-17 09:53