E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne pikepyetje energjia e gjelber

Rrjedhja katastrofike e naftes ne Gjirin e Meksikes ka sjelle intensifikimin e perpjekjeve per karburante te tjera fosile ne mbeshtetje te energjise se paster te rinovueshme per furnizimin me energji elektrike dhe per transport. Edhe kompanite e medha te naftes kane perfshire turbinat me ere dhe panelet diellore ne nismat e tyre per energjine e gjelber. Por eksperti i energjise Robert Brajs argumenton se energjia e nevojshme per te ardhmen e afert nuk do te sigurohet nga era apo dielli.
Robert Brajs siguron nje te treten e energjise elektrike qe i duhet familjes se tij ne Austin te Teksasit nga panelet diellore te instaluara ne catine e shtepise se tij. Por ai nuk e shikon energjine diellore si nje variant per plotesimin e kerkesave per energji.
Duhet te jemi realiste per ate qe mund te behet me energjine diellore. Ajo eshte e perkohshme dhe relativisht e shtrenjte krahasuar me format e zakonshme te energjise elektrike.
Ne librin e tij te ri Power Hungry Uria per energji Brajs shqyrton me imtesi nevojat per energji duke shfrytezuar te dhenat ekzistuese statistikore ligjet baze te fizikes dhe matematikes per te shpjeguar se energjia e eres dhe ajo diellore kaq shume te mbeshtetura jane te shtrenjta dhe ineficiente.
Per shembull ai krahason ate qe e quan densitet te energjise se turbinave me ere me gazin natyror bazuar ne siperfaqen tokesore per te cilen ato kane nevoje.
Densiteti i turbines me ere eshte rreth 1 - 1.2 vat per meter katror. Ndersa ai i gazit natyror eshte 28 vat per meter katror pra kemi te bejme me nje eficence 20 here me te madhe.
Nje teme e perhershme debatesh per energjine ne Shtetet e Bashkuara eshte mbeshtetja ne naften e eksportuar. Por ne librin Power Hungry Brajs ve ne dukje se turbinat e eres mbeshteten ne elemente te rralle si neodymiumi i magneteve qe prodhojne elektricitet dhe thekson se rreth 95 per qind e rezervave te ketyre elementeve te rralla te tokes gjenden ne Kine.
Ne takimet per energjine ne Shtetet e Bashkuara ku ftohet te flase Robert Brajs shprehet per nje trajtim realist te ceshtjes se energjise duke vene ne dukje se cdo alternative ndaj karburantit fosil duhet te jete e barabarte me energjine qe do te prodhonin 23 Arabi Saudite.
Retorika rreth asaj qe duhet te zevendesojme eshte krejtesisht e shkeputur nga realiteti. Kryesorja eshte sfida qe njerezit e harrojne ose u intereson ta harrojne shpejt.
Brajs thote se gazi natyror eshte me i liri me i pastri dhe rezervat e tij ne Shtetet e Bashkuara jane te medha por per te ardhmen varianti me premtues eshte ai i energjise berthamore. Robert Brajs shpreson se kerkimet do te rezultojne ne burime te reja energjie per nje te ardhme te larget. Por sfida aktuale per keto qe merret me politikat e energjise per momentin eshte ti shikoje drejt faktet dhe mbi te gjitha te beje llogarite aritmetike.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›