Studimi: Femijet kane prirjet politike te prinderve
KALIFORNI - Nese prinderit mbeshtesin besimin partiak te majte, atehere edhe femijet e tyre do te behen te majte dhe anasjellas. Kjo pasi ekziston nje lidhje gjenetike dhe e trasheguar ne njefare menyre mes prindit dhe femijes, sa i perket ideologjise partiake. Nje fakt i tille pohohet ne nje studim te nxjerre nga nje universitet i njohur ne Kaliforni, sipas te cilit 70 per qind e femijeve kane nje lidhje te pamohueshme me idete partiake qe ushqejne prinderit e tyre. Por studimi ve ne dukje edhe faktin se ekziston nje diference fondamentale mes femijeve dhe prinderve te tyre, te cilet ne vitet '60-'70 ndiqnin universitetin dhe degjonin "Beatles" e "Bob Dilan", duke dashur te ndryshojne boten. Femijet e ketij brezi nuk jane aspak dakord me prinderit e tyre thuajse ne cfaredolloj ideje dhe behen rebele e te papajtueshem me asnje ideologji.