Grabiten kitarat e Amy Winehouse
Shtepia e te famshmes Amy Winehouse ne Londer ka rene pre e grabitesve, gjate kohes qe kengetarja ndodhej me pushime ne karaibe. Amy, e njohur si personazh problematik ne fushen e muzikes, ka pushuar ne brigjet e Santa Lucia qe nga muaji dhjetor dhe se fundi eshte rikthyer ne Britanine e Madhe per te filluar punen ne albumin e ri. Por, behet e ditur sipas autoriteteve, se ndersa ajo gjendej me pushime, prona e saj ne Londer eshte thyer me force nga disa hajdute qe kane vjedhur televizorin e saj flat dhe pese kitara, si dhe nje pajisje incizuese dixhitale. "Amy eshte keq. Disa prej kitarave te saj jane te pazevendesueshme per shkak te vlerave sentimentale. Tashme ajo do te duhet te filloje te zevendesoje gjerat qe jane vjedhur", ka thene nje burim i afert i saj.