Studimi, ka ende naftë në fund të detit: rreth 70-79 %

SHBA, 18 Gusht, NOA - 79% e naftës së derdhur prej datës 20 prill, pas shpërthimit të platformës Deepwater Horizon, mund të jetë ende e pranishme në ujërat e Gjirit të Meksikës dhe mund të duhen vite për zhdukjen përfundimtare të saj.
Ky është një fakt i cili mbështetet nga
shkencëtarët e Universitet të Gjeorgjisë, një studim i cili u publikua në Wall
Street Journal dhe që kundërshton deklaratat e qeverisë federale.
Studimi, i cili ende nuk është publikuar, por që rezultatet u shfaqën në mënyrë
paraprake nga Wall Street Journal, tregojnë se Bp dhe autoritetet amerikane
janë limituar në vlerësimet e tyre të përcaktimit të sasisë së naftës së shkrirë
ose të zhdukur në sipërfaqe. Sipas Charles Hopkinson, i Universitetit të
Gjeorgjisë, nën sipërfaqen e detit ka ende një sasi nafte , e cila është tepër
e vështirë të përcaktohet, por sipas llogaritjeve të bazuara në një model të
saktë matematik duhet të korrespondojnë me 70 79 % të naftës së rrjedhur nga
platforma.
r.b/NOA