E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studioja daneze shpallet fituese për ndërtimin e xhamisë

Studioja BIG nga Danimarka është shpallur fituese në konkursin për të ndërtuar xhaminë e kryeqytetit. Ajo ka fituar mes pesë studiove të tjera është që ishin përzgjedhur në fazën përfundimtare të konkursit.

Kreu i bashkisë, Edi Rama, gjatë fjalës së tij, u shpreh se vendimi ishte i vështirë, pasi të gjitha studiot kishin propozime shumë interesante.

Ky projekt është shumë ambicioz dhe është një sfidë më vetë për Tiranën dhe sigurisht kërkon punë. Në këtë aspekt, bashkia e Tiranës ka gjithë hapësin e nevojshme dhe ekspetizën e nevojshme tekniko-ligjore për të zgjidhur të gjithë problematikën theksoi Rama, duke garantuar se ky projekt është konform planit të zhvillimit të qytetit dhe konform të gjitha normave ligjore që kërkojnë ndërtimin e saj, duke mos cënuar asnjë pronë dhe asnjë pronar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›