E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot 2 vjet nga vrasja e Fatmir Xhindit, asnjë i arrestuar apo i dyshuar

Sot mbushen dy vjet nga vrasja e deputetit të Partisë Socialiste, Fatmir Xhindi. Asnjë të dyshuar asnjë person të arrestuar, përveç ngjarjes dhe mbledhjeve të provave, dosja e hetimit të Xhindit mbetet në arkivat e policisë dhe të prokurorisë e pa zbardhur.

Deklaratave të njëpasnjëshme të politikanëve, të drejtuesve të policisë dhe të prokurorisë së dosja është drejt zbardhjes, kanë kaluar dy vjet dhe asnjë nga këto thënie nuk është vërtetuar.

Hetimet e prokurorisë së krimeve të rënda nuk kanë nxjerrë asnjë motiv për vrasjen e deputetit të PS-së, ndërsa kolegët e tij kanë hedhur shpesh herë akuza se vrasja e Fatmir Xhindit ka motive politike, dukë marrë shkas edhe nga zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit të viti 2009.

Fatmir Xhindi u vra në 2 maj të viti 2009. Deputeti është qëlluar me armë zjarri kallashnikov rreth orës 21, duke parkuar makinën në oborr të shtëpisë në Roskovec. Së paku 6 plumba kanë prekur trupin e tij duke e lënë të vdekur.

Drejtues të policisë dhe të prokurorisë nga Tirana kanë shkuar menjëherë në Roskovec të Fierit, janë ngritur postblloqe në të gjitha rrugët e qytetit hetime intensive, por edhe pas dy vjetësh nuk ka asnjë motiv.

Fatmir Xhindi i datëlindjes 1960 ishte i martuar dhe baba i tre fëmijëve. Ai ka lindur dhe banonte në Fier dhe ishte deputet i zonës 68 në mandatin e tretë.

“ORA NEWS”

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›