E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stuhi “kundër” Papa Benediktit të XVI-të

Stuhitë e fuqishme që përfshinë mbrëmë bazën ajrore "Cuatro Vientos" në afërsi të Madritit, detyruan Papa Benediktin e XVI-të të ndërprsë fjalimin e tij para mijëra të rinjve pelegrinë. Moti ishte i nxehtë gjatë së shtunës , por era e shoqëruar me shira të rrëmbyeshëm dhe me rrufe shpërtheu paprtutur në zonë, teksa Papa po niste fjalimin e tij. Madje era e fotë i mori me vete edhe kalelën, ndërsa i mbrojtur nën një cadër të madhe të bardhë, u detyrua të ndërpresë fjalimin. Papa me flokë të bardhë të shpurpuritur, qëndroi në pritje të stuhisë ndërkohë që era përmbyste karriget e vendosura shumë pranë altarit gjigand prej 200 metrash gjatësi. Në mes të turmës, pelegrinët e zbavitur filluan të mbroheshin nga era dhe shiu nën tapetët e shtojës që kishin marrë më vete për të kaluar nëtën në qiell të hapur. Ndërkohë Papa Benedikti XVI tha se së shpejti do t`i japë një ndër titujt më të lartë të Kishës Katolike një shenjtori spanjoll të shekullit të 16. Ati i Shenjtë e bëri njoftimin e papritur në meshën që mbajti në Katedralen kryesore të Madridit.
Papa deklaroi se do ta shpallte Shën Gjonin e Avilës - Doktor të Kishës Katolike. Ky titull nderi i është dhënë nga kisha vetëm 33 shenjtorëve të tjerë, mes të cilëve Shën Agustinit dhe Shën Terezës së Avilës. Shën Gjoni i Avilës, i cili jetoi nga viti 1500- 1569 kosiderohet si një ndër predikuesit më të mëdhenj të kohës së tij.

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›