E Enjte, 5 Nëntor 2026

Stuhi për Ronaldon: Është larguar nga Junajtid…

Në Angli ka një stuhi për sjelljen e Cristiano Ronaldo, i cili, siç zbulohet nga ‘The Athletic’, u kthye në Portugali për t’u rikuperuar nga dëmtimi i kofshës, pikërisht kur United do të përballej me një nga ndeshjet më të komplikuara të të gjithë sezonit, derbin kundër City të Guardiolës, të humbur 4-1. Një veprim që i ka shokuar të gjithë në shtëpinë e United.

Dhe nëse tekniku Rangnick u përpoq të mbrohej(“Duhet t’i besoj stafit tim. Të premten dhe të shtunën doktori më tha që Ronaldo nuk mund të stërvitej fare”), motra e tij, Katia Aveiro nuk bëri asgjë tjetër veçse ndezi situatën, e cila me siguri do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Ajo konfirmoi një CR7 100%, të pa dëmtuar dhe të përjashtuar vetëm për arsye taktike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›