Stuhi të forta në Siçili, mbytet varka me 22 persona në bord, 7 të zhdukur

Siçilia është përfshirë nga stuhi të forta ere, ku për pasojë edhe një varkë me vela britanike është mbytur. Në bordin e anijes ishin 22 persona, nga të cilët 7 rezultojnë të zhdukur.
Varka ishte 56 metra e gjatë dhe katër britanikë janë në mesin e të zhdukurve, raportojnë mediat italiane.
Në bord ishin 10 persona të ekuipazhit dhe 12 pasagjerë, ku autoritetet italiane kanë mundur të shpëtojnë 15 persona, përfshirë një fëmijë njëvjeçar, pasi anija u mbyt në brigjet e Palermos.
Aktualisht zhytësit po kërkojnë për personat e humbur, ndërsa 8 nga të shpëtuarit po marrin trajtim në spital.
/rtsh.al/