Sulm me thikë në Mançester, një i vdekur, dy të plagosur

Një grua 43-vjeçare ka vdekur dhe dy persona të tjerë janë lënduar pas një sulmi me thikë në Mançester. Një 22-vjeçar është arrestuar si autori ngjarjes, i cili i njihje viktimat e tij. Viktima është identifikuar si 43-vjeçarja Alberta Obinim.
Një 17-vjeçare dhe një 64-vjeçar janë dërguar në spital në gjendje të rëndë nga plagët e marra. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në këtë sulm me thikë gjatë orëve të vona të mbrëmjes së të dielës në zonën e Gorton ndërsa policia vazhdon hetimet.
Disa dëshmitarë në vendin e ngjarjes janë marrë në pyetje për të zbardhur të gjithë dinamikën e këtij sulmi, i cili është i disa brenda disa javësh që kanë tronditur Mançesterin.
/rtsh.al/