E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stuhia Isac, rrezikon 4 shtete në Amerikë

Banorët në katër shtete të Gjirit të Meksikës, Luiziana, Misisipi, Alabama dhe Florida ndodhen në gjendje alarmi, pasi stuhia tropikale Isac, ka sjellë me vete erëra të forta dhe rrebeshe shiu. Stuhia pritet të shtojë intensitetin e saj, pasi u përplas gjatë natës me brigjet e Floridas.

Qindra fluturime janë anuluar, ndërsa stuhia ka reduktuar edhe në prodhimin e naftës e gazit. Tashmë bilanci i viktimave të stuhisë është 9 persona, ndërsa priten përmbytje dhe urdhrat e evakuimit pritet të ekzekutohen.

Governatorët e shteteve të Alabamës dhe Luizianës kanë anuluar pjesëmarrjen në Konventën Republikane në Tampa, e cila është shtyrë me një ditë për shkak të përgatitjeve për situatën e emergjencës në shtetet e tyre.

Qendra Kombëtare e Uraganeve njoftoi se stuhia Isac shpejton drejt këtyre shteteve me 105 km në orë, ndërsa mund të shtojë forcën në 24 orët e ardhshme.

I nxitur nga ujërat e ngrohta të Gjirit të Meksikës, Isac pritet të transformohet në uragan të kategorisë së tyre me erëra 170 km në orë dhe të godasë midis së martës dhe të mërkurës diku me Floridës dhe Luizianës. Ekziston mundësia që të prekë edhe Nju Orleans, pikërisht në përvjetorin e shtatë të uraganit shkatërrimtar Katrin.

Stuhia shkaktoi dëme kur kaloi në Karaibe, duke lënë pas gjashtë të vdekur dhe dëme të konsiderueshme në Haiti e Kuba.

E ndërsa po merren masat për përballimin e stuhisë, në Tampa, delegatët republikanë që pritet të zyrtarizojnë Mitt Romney, kandidat të tyre për presidencialet e nëntorit, e nisën Konventën jo zyrtarisht të dielën në mbrëmje, me një festë. 20 mijë delegatët u ftuan në Pritjen e Mirëseardhjes, me shpresën se moti i keq nuk do të ndikojë në punimet e Konventës Republikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›