Stuhia e fortë thyen pemët në aksin Roskovec-Vidhisht, vështirësohet qarkullimi

Një stuhi e fortë ka përfshirë mesditën e sotme Roskovecin dhe fshatrat përreth, duke shkaktuar thyerjen e disa pemëve në aksin rrugor Roskovec-Vidhisht dhe, si pasojë, duke vështirësuar përkohësisht qarkullimin e automjeteve.
Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata është monitoruar nga shërbimet përkatëse.
/rtsh.al/