E Diel, 1 Nëntor 2026

Tronditet Kamza, shpërthim me tritol në derën e shtëpisë së një 36-vjeçari

Një sasi e vogël tritoli ka shpërthyer në derën e një shtëpie në Bathore, gjatë orëve të para të mëngjesit.

Lënda plasëse ishte vendosur në portën e baneses së një 36-vjeçari.

Policia e kryeqyetit njoftoi se lënda plasëse shpërtheu rreth orës 03:35 të mëngjesit në rrugën “Rozafa”.

Nga shpërthimi fatmirësisht janë shkaktuar vetëm dëme materiale, jo persona të lënduar.

Policia ka shkuar në terren për të zbuluar dinamikën e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët e krimit si dhe motivet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›