E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova konfirmohet njohja nga Gaboni


Është zyrtarizuar më në fund njohja e pavarësisë së Kosovës nga shteti afrikan i Gabonit, pas shumë konfirmimesh e përgënjeshtrimesh.

Lajmin e ka njoftuar Ministria e Jashtme e Kosovës, e cila përmes një komunikate ka saktësuar se ka pranuar notën verbale të Republikës së Gabonit.

“Ashtu sic ishte paralajmëruar më 9 shtator nga zëvendëskryeministri Pacolli, ky shtet ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran”, thuhet në komunikatë.

Në dokumentin në fjalë saktësohet se, nota verbale mbërriti në Ministrinë e Punëve të Jashtme përmes misionit diplomatik në Nju Jork.

Me këtë njohje, numri i shteteve që kanë pranuar Republikën e Kosovës shkon në 83, numër ky që pritet të rritet me konfirmimet që shpresohet të vijnë nga Nigeria dhe Bregu i Fildishtë.

Ditën e martë, Kosova u njoh nga shteti i Kuvajtit, i cili njoftoi se së shpejti do të vendosë marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadorësh me shtetin e ri.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova KFOR e EULEX, operacion në Jarinjë
KFOR-i dhe EULEX-I nisën këtë mëngjes operacionet e përbashkëta për vendosjen e kontrollit në rrethinën e portës në Jarinje. Konsumimi i privatizimit
Albin Kurti - Nëse thua që themeli, kulmi dhe motori i ekonomisë së Kosovës duhet të jetë veçse investimi privatizues nga jashtë, pra ashtu siç thotë rregullisht qeveria e Kosovës, atëherë praktikisht je duke bërë thirrje për t’u kolonizuar.
Absurditetet e reformës elektorale kosovare
Adri Nurellari - Një ndër fatkeqësitë kombëtare që po u ndodh shqiptarëve është mosnxjerrja e mësimeve nga përvojat e ndërsjella, por adaptimi në Kosovë i përvojave më negative të Shqipërisë. Ivanovic: Dialogu varet nga qëndrimi i SHBA
Sekretari shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanovic ka deklaruar fati i bisedimeve Prishtinë-Beograd do të varet nga roli i Brukselit. Krasniqi: Strukturat serbe pengojnë zhvillimin
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi fajësoi praninë e strukturave të organizuara kriminale në veri të Kosovës për rrënimin e ekonomisë dhe për rrezikimin e stabilitetit dhe sovranitetit të vendit.

Lajmet kryesore

KE ngel Shqipërinë, Berisha: Ja arritjet tona
Ruci: Humbi kredibiliteti i vendit
Integrimi, apeli i Topit: Dialog e bashkëpunim
Shqipëria ngel sërish në klasë
Shkodër, shpërthim eksplozivi, vdes kambisti
Berat, vritet me kallashnikov 33-vjecari

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›