Suarez: Do shkoj te Reali, më larguan mediat!

Luis Suarez e ka konfirmuar në një mënyrë largimin e tij nga Real Madridi. Superylli botëror uruguajan ka deklaruar në një radio në Uruguaj se do ta lë Liverpoolin jo që nuk e do këtë skuadër, por nuk i duron dot më mediat në Angli.
"Unë e dua Liverpoolin, por kjo skuadër nuk do të arrijë të më mbajë mua. Ka gjasa të mëdha që ti bashkohem Real Madridit. Me dëshirë nuk do të largohesha nga Liverpoolit, por unë nuk muind ti duroj dot më mediat në Angli. Atje mediat asnjëherë nuk të vlerësojnë për kualitetin që ke, por gjithmojnë bëjnë presion tek lojtarët e huaj për sjelljet e tyre. Gazetarët gjithmonë kanë qenë të pandershëm me mua.
Në Premierligë të huajt me quajnë si njëri nga sulmuesit më të mirë, ndërsa gazetarët anglez më njohin si futbollist të pamoralshëm. Unë kam grua dhe një vajzë, andaj nuk jam i gatshëm që të jem përsëri në faqet e para të gazetave angleze vetëm për qëndrimin tim" deklaroi Suarez.