E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suarez: Liverpool, unë po iki

Luis Suarez e ka konfirmuar edhe një herë vendimin e tij për të braktisur Liverpoolin. Sulmuesi fantastik uruguajan ka thënë se dëshiron një skuadër tjetër për të përmbushur ambiciet e karrierës së tij.

"Jam i zhgënjyer me jetën time ne Angli. E pata lënë Ajaxin sepse isha duke u përmirësuar në karrierë. Tani do të kërkoj një ambicie edhe më të madhe të ndonjë skuadër tjetër.; Në Liverpool disa lojtarë nuk e japin më të mirën nga vetja. Kjo është arsyeja që skuadra nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve.
Në Angli kurrë nuk më vlerësuan si duhet, familja ime atje është shumë e trazuar. Nëse nuk do ishin mediat, unë sot do të isha lojtari më i mirë në Premierligë. Jam i hapur për të gjitha ofertat ndaj meje" deklaroi Suarez./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›