Moyes, Rooneyt: Nuk je më i madh se vetë skuadra

David Moyes i ka thënë Wayne Rooneyt se ai nuk duhet ta ndijë veten më të madh se sa vetë skuadra e Manchester United. Pas ndeshjes së parë të zhvilluar në Bangkok ku United humbi 1 me 0, Moyes nuk e ka marrë me shqetësim këtë humbje.
"Ka qenë vetëm ndeshja e parë përgatitore dhe ne bëmë shumë ndryshime. Lojtarët duhet të punojnë më shumë për të qenë të gatshëm fizikisht. Sa i përket Rooneyt ai vazhdon të jetë i lënduar, gjë e cila nuk është shumë serioze. Unë i them atij se ai nuk duhet ta ndiej veten më me vlerë se sa vetë skuadra e Manchester United" deklaroi Moyes./Indeksonline/