Suarez asistoj, kafshoj, shënoj dhe falje kërkoj

Luis Suarez vazhdon të jetë në qendër të mediave sportive evropiane. Superylli i Liverpoolit është bërë protagonistë me kafshimin e tij ndaj serbit Branislav Ivanovic. Në një ndeshje Suarez i bëri të gjitha, asistoj në gol, e kafshoj Ivanovicin dhe shënoj në sekondat e fundit të ndeshjes.
Se Suarez është lojtar kontraverz tregoj edhe pas ndeshjes kur mbante në duar fanela të skuadrës së Chelseat, të cilët sipas disa burimeve ishin pikërisht të Branislav Ivanovicit. Disa orë pas këtij rasti, ylli uruguajan ka kërkuar falje në faqen e tij zyrtare.
"Më vjen keq për gjestin e bërë. I kërkoj falje botës sportive për këtë gjest. Kërkoj falje nga Branislav Ivanovic. E kam kërkuar atë pas ndeshjes për ti kërkuar falje në fushë" shkroj Suarez./Indeksonline/