Juventusi vulos titullin, Milan rrezikon Evropën

Në derbin e javës së 33 në Serie A italiane, ndërmjet Juventusit dhe Milanit,ekipi torinez ka shënuar fitore të ngushtë por shumë të rëndësishme, meqë tanimë pothuaj ka vulosur titullin e kampionit në Serie A.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Arturo Vidal përmes penalltisë në minutën e 57,e që doli të ishte edhe i fitores.Me këtë humbje Milan ka rrezikuar zonën e që çon në garat Evropiane,meqë tani ka vetëm një pikë më shumë se Fiorentina dhe 5 më shumë se Inter.
Me këtë fitore, Juventusi arrin në kuotën e e 77 pkëve,plot 11 pikë më shumë se ndjekësi i dytë Napoli, dhe me këtë fitore Juventusi pothuaj tashmë merr titullin e radhës duke e ditur që kanë mbetur edhe 5 javë deri në përfundimin e këtij sezoni./indeksonline/