E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suarez rikthehet te Liverpooli, nuk siguron qëndrimin

Luis Suarez iu bashkua Liverpoolit,për tiu bashkuar klubit në turneun parapërgatitor që klubit po mban në Lindjen e Largme. Me të ateruar në aeroportin e Melbournit ai u vërshua nga gazetarët, që ishin të interesuar ta pyesnin atë për të ardhmen e tij.

Por sulmuesi urugaian i The Reds nuk i siguroi tifozët e këtij klubi për një qëndrim të mundshëm, kur ai refuzoi t'i përgjigjet pyetjeve në lidhje me të ardhmen e tij pas mbërritjes në Australi.Sulmuesi kontavers, i cili muajin e kaluar zbuloi dëshirën e tij për largim nga Liverpooli, do të takohet me drejtuesit e klubit dhe poashtu do të zhvillojë bisedime edhe me menaxherin Brendan Rodgers. Por shpresat e Rodgers për një qëndrim të mundshëm të Suarez janë zbehur, kur ai kategorikisht refuzoi t'iu përgjigjet pyetjeve për të ardhmen e tij pas zbritjes në Melbourn.

Në anën tjetër Rodgers i cili mposhti Yjet e Indonezisë me rezultatin 2 me 0, u shpreh i ngazëllyer me rezultatet dhe me turneun parapërgatitor, u shpreh ndër të tjera:"Ne e mirëpresim Suarez, ai është një lojtar yni dhe ne e kemi mbështetur gjithmonë atë.Unë e kuptoj situatën, por në fund ai është i punësuar nga klubi jonë, paratë shkojnë në konton e tij në fund të çdo muaji, kështu që ai duhet të qëndrojë këtu.Por nëse ai nuk do, nuk është problem për ne". 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›