Suarez te Bayern, transferi më i madh në Bundesligë!

Pep Guardiola thuhet se i'u ka bërë të qartë drejtuesve të Bayern Munchen se cilin lojtar e dëshiron të parin në skuadrën e tij. Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez është kërkesa e parë e Pep Guardiolës.
Sulmuesi uruguajan është një nga më të pëlqyerit në futboll për Guardiolën gjë të cilën e ka thënë edhe më parë, duke shprehur interesim për të sa ishte trajner i Barcelonës.
Sipas mediave gjermane, transferimi i Luis Suarez te Bayern Munchen do të jetë rekord në fiutbollin gjerman. 52 milion euro thuhet se Bayern do ti ofrojë Liverpoolit për blerjen e sulmuesit fantastik./Indeksonline/