Subashi: Olli ka shkelur detyren
Deklarata e bere nga zedhenesi i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve eshte cilesuar si e papergjegjshme dhe lajthitje. Nenkryetarja e KQZ-se, Deshira Subashi tha se ende nuk ka asnje pergjigje zyrtare per nje mandat te 71-te per te djathten. Zonja Subashi pergenjeshtroi deklaraten, dhe tha se gjithcka do t`i ngelet numerimit te kutive qe kane ardhur ne Tirane.