E Shtunë, 31 Tetor 2026

Subashi: Prifti të tregojë pasurinë, të mos shpif për opozitën

Partia Socialiste i ka kërkuar sërish ministrit të ekonomisë Dritan Prifti që të tregojë burimet e pasurisë së tij prej 1.8 milionë eurosh që sipas saj i ka fituar gjatë vitit të parë si ministër.
Në një konferencë për shtyp deputeti i PS-së Armando Subashi ka theksuar se Dritan Prifti u përpoq që të bind shqiptarët që është normale që të fitohen 1.8 milionë euro.
"Dritan Prifti iu përgjigj akuzave të opozitës duke lëshuar shpifje si një njeri që ka humbur llogjikën dhe për të larguar vëmendjen nga korrupsioni i tij marramendës" theksoi Subashi.
Gjithashtu Subashi i ka kërkuar organeve të drejtësisë të hetojnë në lidhje me pasurinë e ministrave të LSI-së duke theksuar se nëse do të nisin hetimet atëherë kjo do të jetë edhe prova se shteti dhe drejtësia janë kapur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›