E Shtunë, 31 Tetor 2026

Substancat e rrezikshme ligj per mbrojtjen nga shperthimet

style=positionrelativez-index2>

Blerta Mrishaj

Industrite e medha ne vend si ajo e celikut prodhimit te cimentos nxjerrjes dhe perpunimit te naftes do te kontrollohen nga autoritetet e mjedisit per te shmangur tragjedite njerezore nga substancat e rrezikshme. Ministria e Mjedisit me ndihmen e Bashkimit Evropian ka pergatitur nje draft-ligj per aksidentet industriale ku percaktohen detyrimet dhe politikat qe do te ndermarrin kompanite per instalimin e sistemit te sigurise dhe shmangien e ketyre aksidenteve. Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu gjate prezantimit te draftit vleresoi se aksidentet ne pune nga substancat e rrezikshme ne vendin tone nuk jane te shumta megjithate ato vazhdojne te jene shqetesuese per autoritetet e mjedisit. Ne kete takim ka marre pjese edhe ambasadori i BE-se ne vendin tone Ettore Sequi i cili u shpreh se ndihma e BE-se shkon ne miliona euro per te perafruar legjislacionin per hartimin e politikave deri edhe ne rinovimin e teknologjise.

Nderhyrja

Nisur edhe nga situata problematike qe paraqet Elbasani ministri Mediu deklaroi se ka kerkuar nderhyrje emergjente ne te gjitha subjektet qe perpunojne celikun si dhe ne ato te cimentos. Krijimi i fondit mjedisor eshte detyrim imediat jo thjesht per interes te Ministrise se Mjedisit por per interes te qytetareve shqiptare dhe ceshtjeve mjedisore. Krijimi i ketij fondi do bente qe pa dyshim te kishim nje kendveshtrim me te gjere ne kuptimin sektorial te ceshtjeve mjedisore nje menaxhim me te drejte sa i perket burimeve financiare - tha Mediu. Kreu i mjedisit u shpreh se duhet sa me shpejt krijimi i fondit per mjedisin nese duam te jemi si shtetet evropiane ne politikat qe ato ndjekin per kete sektor. Duke kerkuar ne menyre te vazhdueshme dhe per industrine e celikut sidomos per Elbasanin nje nderhyrje emergjente per te plotesuar te gjitha standardet nga ana e atyre qe ushtrojne kete aktivitet por dhe Ministria e Mjedisit per te ushtruar te gjithe kontrollin e nevojshem per te mos lejuar ndotjen e metejshme te mjedisit. Duke vazhduar pastaj me industrite e reja te cimentos qe kane per detyre te monitorojne dhe krijojne te gjitha kushtet dhe standardet mjedisore - u shpreh ai.

Drafti

Drafti ne vetvete percakton fillimisht industrite te cilat perbejne problem mjedisor si shkak i lendeve te rrezikshme me te cilat punojne sic jane industrite e naftes cimentos dhe celikut. Ndonese prej kohesh operojne ne vendin tone deri me tani nuk ka pasur kontrolle apo legjislacion detyrues per kontrollin e nivelit te sigurise. Per kete drafti kerkon qe keto industri pas hyrjes ne fuqi te ligjit ne cdo subjekt vartes te tij te raportohet per masat e marra per te parandaluar aksidentet me impakt madhor ne mjedis dhe ne njerez. Po keshtu do te jete operatori qe operon ne keto industri i cili do te provoje masat e Autoritetit te Inspektimit. Gjithashtu do te kene detyrim ligjor qe gjashte muaj perpara ndertimit te nje ndermarrjeje te re te identifikoje substancat e rrezikshme si dhe masat per parandalimin e aksidenteve. Me pas do te jete ky autoritet qe pas shqyrtimit te dokumentacionit dhe inspektimeve ne terren te lejoje ose jo hapjen e subjektit. Ne te kundert autoriteti mund te vendose per moshapjen e tij. Nderkohe sic percaktohet ne draftin e hartuar nga ministria ketyre subjekteve cdo 5 vjet do tu rishqyrtohen dokumentacionet dhe do tu vleresohet raporti i sigurise. Pervec kesaj keto subjekte duhet te kene pjese perberes te tyre edhe nje plan emergjence po keshtu edhe njesite e qeverisjes vendore duhet te kene nje plan emergjence per ate ndermarrje. Nderkohe vete autoriteti do te hetoje ne lidhje me masat e marra nga operatori ku nder te tjera burim informacioni mund te jene edhe operatore te tjere dhe banore te zones ku eshte ndertuar subjekti. Pjese e ketij drafti jane edhe gjobat dhe penalizimet te cilat parashikohen per rastet kur Autoritetit te Inspektimit i jepet informacion i rreme si dhe per rastet kur veprat e operatorit perbejne shkelje per dispozitat e projektligjit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›