Subvencioni per bimet mjekesore

Skemat e subvencionimit në bujqësi të mundësuara nga qeveria shqiptare që nga viti 2007 kanë dhënë një kontribut të madh në zhvillimin e sektorit. Në këto skema janë përfshirë edhe subvencionet për kultivimin e bimëve mjekësore në vend. Gjatë këtij viti ka patur një fluks të lartë të kërkesave nga fermerët për mbjelljen dhe kultivimin e këtyre bimëve duke iu përgjigjur kështu pozitivisht thirrjes së qeverisë dhe politikave bujqësore të ministrisë së bujqësisë për fermerët . Drejtori i Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor e Rajonal Vuksani deklaron se të gjithë fermerët që kanë mbjellë bimët në qarkun e Shkodrës dhe në qarqe të tjera të Shqipërisë do të subvencionohen 100 nga qeveria shqiptare.
Skema e subvencioneve në Bujqësi ka filluar të aplikohet që në vitin 2007 dhe sipas drejtorit të Agjencisë, një mbështetje e rëndësishme ka shkuar edhe për bagëtinë.
Ndërkohë drejtori i Agjencisë së zhvillimit bujqësor e rajonal hedh poshtë disa nga deklaratat e fundit të përfaqësuesve të PS mbi skemat e mbështetjes së qeverisë mbi sektorin bujqësor. për ata njerëz që nuk e njohin bujqësinë dhe funksionimin e skemave të subvencionimit drejtori sqaron se vetëm në vitin 2012 BE ka dhënë një fond prej 10 milionë lekë pikërisht për të rritur shkallën e subvecionimit të bujqësisë shqiptare.
Subvencioni për bimët mjekësore është 200 mijë lekë për hektarë dhe çdo fermer që aplikon mund ta përfitojë direkt këtë mbështetje financiare.