E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferenca per fillesat e shkolles shqipe

Studiues, historian dhe akademik janë bërë së bashku për të nxjerrë në pah të vërtetat historike që kanë të bëjnë  me  fillesat e shkollës shqipe në trevat shqiptare nga shek. XVI deri në gjysmën e dytë të shek .XVIII.
Kjo konferencë e rëndësishme u organizua nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve Albanologjike.

Akademikët  janë të mendimit se themelet e shkollës së parë shqipe nuk  datojnë me vitin 7 mars  te 1887, por janë shumë më të hershme.
Zëvendësministri i Arsimit, Halit Shamata jep  të dhëna se fillimet janë më të hershme që në vitin 1952.
Ndërsa ministri i Kulturës, Aldo Bumçi e vënë theksin se kumtesat e kësaj konference do të përmblidhen në një botim që do të jenë pjesë e kurikulave shkollore
Sipas studiuesve të regjimit komunist në mënyre të qëllimshme  ka lënë në hije historinë e shkollës  fetare , e cila është pararendëse shkollës laike kombëtare. Tashmë  është koha që të thellohemi duke ndriçuar këtë periudhë bazuara në fakte, sipas studiuesve kjo konferencë shkencore është një përpjekjeje e drejtë, për te hedhur drite mbi data te rëndësishme.  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›