E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident tragjik në Golem, përplaset për vdekje fëmija 1 vjeç dhe e ëma

Durrës- Një aksident tragjik ka përgjakur mesditën e sotme aksin rrugor Durrës-Kavajë.

Një grua 26-vjeçare dhe fëmija i saj 1 vjeç janë përplasur për vdekje nga një automjet tip Mercedes Benz me targa angleze LF 54 KDK.

Nga të dhënat paraprake mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Golemit në segmentin e papërfunduar të rrugës. Viktima është Violeta Metani dhe foshnja e saj e seksit femër.

Policia bën me dije se viktimat u përplasen fatalisht kur po kalonin në anën tjetër të rrugës. Uniformat blu ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetimet për këtë aksident tragjik teksa njoftojnë se kanë ndaluar shoferin e automjetit 40-vjeçarin Latif Tola.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›