Sejdiu Gati te bisedojme si dy shtete
Duke folur ne nje interviste per agjencine e lajmeve INA Sejdiu ka theksuar se ne keto bisedime duhet te trajtohen vetem ceshtje teknike te interesit te ndersjelle.
Ne duhet te bisedojme per levizjen e lire te qytetareve per bashkepunimin ekonomik dhe ate rajonal. Duhet te bisedojme per ceshtje qe kane te bejne me fushen e energjise por kryesisht per personat e zhdukur dhe kthimin e banoreve te larguar ne Kosove ka pohuar Sejdiu.
Kreu i shtetit kosovar e ka vene theksin edhe tek ceshtja e veriut ku sipas tij ekziston nje tension artificial.
Sejdiu ka shtuar me tej se ne javet e ardhshme do te vijne njohjet e reja te shtetit te Kosoves pas miratimit te rezolutes se re ne OKB.
Une besoj se ne ditet javet dhe muajt e ardhshem per Kosoven do te kemi lajme te mira. Sic dihet eshte e drejte e cdo vendi te zgjedhe momentin e duhur per te njohur shtetin e Kosoves ka shtuar Sejdiu.