Suedi sherbimi sekret konfirmon nje sulm terrorist

Sherbimi sekret i Suedise SAPO konfirmoi se shperthimi i vetures ne qender te Stokholmit te shtunen ne mbremje ishte nje 147krim terrorist148.
Kreu i SAPO-s Anders Thornberg tha se nen ligjin suedez jane duke u zhvilluar hetime ne lidhje me incidentin qe ndodhi ne qytetin e Stokholmit.
Ai qe duket te kete qene sulmues vetevrases eshte vrare dhe dy persona tjere jane lenduar.
Ministri i jashtem Karl Bildt ne nje mesazh ne Twitter tha se 147sulmi terrorist148 ka deshtuar se perndryshe do te kishte pasoja katastrofike.
Agjencia suedeze e lajmeve TT tha se kishte marre nje e-mail pak kohe para shperthimit i cili bente kercenime ne lidhje me pranine ushtarake suedeze ne Afganistan si dhe i referohej karikaturave te profetit Muhamed nga nje karikaturist suedez.
Imami i xhamise se madhe te Stokholmit Sheik Hasan Musa denoi sot sulmin. /rel/