E Diel, 1 Nëntor 2026

Veri qendrat e votimit bosh. Serbet bojkotojne zgjedhjet

Qendrat e votimit u hapen ne oren 700 mengjesin e sotem ne veri te Kosoves por mbeten bosh pasi rreth 6 mije serbe banore te pjeses veriore te ndare te Mitrovices vendosen te bojkotojne zgjedhjet. Ky eshte i pari bojkot i serbeve qe kur vendi shpalli pavaresine nga Serbia ne vitin 2008. Bojkoti gjen mbeshtetjen e qeverise ne Beograd presidentit serb Boris Tadic por dhe kishes ortodokse qe ne menyre te vazhduar kane kundershtuar pavaresine e kosoves.

Ndryshe nga pjeset e tjera te Kosoves ku posterat tregojne fytyra te buzeqeshura ne pjesen serbe te Mitrovices votuesve u behej thirrje te mos votonin me mesazhe te tilla si Jo zgjedhjeve ne shtetin fals te Kosoves. Gati tre vjet pasi Kosova shpalli pavaresine nga Serbia Beogradi refuzon njohjen e sovranitetit te Prishtines. Keto zgjedhje u organizuan nga nje shtet qe per mua nuk ekziston ndaj nuk do te shkoj te votoj shprehet Dragan banor i pjeses veriore te Mitrovices. Megjithate pritet qe serbet e kosoves qe banojne ne zonat mike te dalin te hedhin voten e tyre ne keto zgjedhje.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›