Suedia dhe Ukraina marrëveshje historike, krijohet qendra e përbashkët e mbrojtjes

Suedia dhe Ukraina nënshkruan marrëveshjen historike për krijimin e një qendre të përbashkët inovacioni mbrojtës ku do të bashkohet ekspertiza kërkimore suedeze me përvojën reale luftarake të Ukrainës personel suedez do të vendoset në terren për të punuar direkt në zhvillimin e teknologjive të reja të armatimit.
Ministri suedez Pål Jonson dhe ukrainasi Denys Shmyhal firmosën letrën e qëllimit ndërsa lajmi më i madh është se Suedia do të dorëzojë avionët luftarakë Gripen E brenda tre vjetësh duke filluar trajnimin e pilotëve dhe teknikëve ukrainas që në 2026.
Ukraina insiston të marrë avionë ekzistues që vitin tjetër ndërsa prodhimi i ri Gripen E/F do të lokalizohet gradualisht në Ukrainë nga montimi i plotë deri te prodhimi i pjesëve vendase.
Shmyhal e quajti këtë kontratë marrëveshjen më të madhe të mbrojtjes ndonjëherë në Evropë, ndërsa Zelensky e cilësoi një hap historik që siguron deri në 150 avionë Gripen për një Ukrainë të fortë moderne dhe të pavarur për dekada të tëra dy grupe pune teknike dhe financiare tashmë janë ngritur për të finalizuar gjithçka brenda pak ditësh.
/rtsh.al/