Suela Konjari, në krye të qendrës kulturore Tirana

Suela Konjari
Bashkia e Tiranës ka emëruar si drejtore të qendrës kulturore Tirana aktoren Suela Konjari. Pas largimit nga ky pozicion të regjisorit Kiço Londo, është komanduar për pak kohë në vendin e drejtorit këngëtari Luan Zhegu dhe nëndrejtorja e këtij institucioni, Eda Gazheli, ndërsa dje u bë i njohur lajmi se në këtë pozicion është vendosur aktorja Konjari. Suela Konjari është aktore e njohur e Teatrit Kombëtar, ku është emëruar prej vitit 1992. Ajo numëron një sërë rolesh në këtë skenë, si në shfaqjet 8 persona plus, Pleshti në vesh, Gjashtë personazhe kërkojnë autor, Hijet e natës, Ne të gjithë këndonim Margaritën, Harvey etj. Gjithashtu ka interpretuar edhe në kinematografi, si Kur hapen dyert e jetës, Po vjen ai, Flutura në kabinën time, Para nga qielli, Lumi që nuk shteron etj.