E Diel, 1 Nëntor 2026

Sukaj: Vllazni më shkatërrove, por do të rilind

Shkodër- Nuk është tipi i lojtarit që fshihet. Sulmuesi shkodran, Xhevahir Sukaj di të thotë gjithnjë të vërtetën. Edhe kur ka faj, edhe kur nuk ka. Ai sapo ka përfunduar sezonin e tij me Vllazninë, e cila, në fund të edicionit nuk pranoi që ta kishte sërish në skuadër. Sigurisht që ky ka qenë një zhgënjim i madh për Sukajn, i cili me këtë që ndodhi tani sapo i ka dhënë fund një sezoni totalisht të dështuar në karrierën e tij.

Por, ai përsëri nuk dorëzohet. “Do t’i tregoj njerëzve se kush jam në të vërtetë. Më pas do të besoni sërish tek unë”, është shprehur sulmuesi shkodran në një intervistë për Sportin Ekspres.

Ai shprehet se ndjehet i shkatërruar nga fakti që Vllaznia i ka mbyllur derën, por edhe që sezoni i dështuar i ka ulur ndjeshëm kredencialet e tij si futbollist premtues.

“Aktualisht kam një kontratë edhe për një vit me Gençlebirlixhi, por oferta kam shumë. Nuk bëj dallime mes Shqipërisë dhe kampionateve të tjerë. Do marr kohën time”, është shprehur Sukaj i bindur që do të rilindë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›