Nis Kupa e Konfederatave; të mëdhenjtë gati
Johanesburg- Do të nisë sot Kupa e Konfederatave, turneu që i paraprin Botërorit të vitit 2010 dhe që zhvillohet në të njëjtin vend, Afrikën e Jugut. Ndeshja e parë do të jetë pikërisht ajo mes vendasve dhe Irakut, skuadrës kampione të Azisë, që do të luhet në orën 16.
Më tej, në mbrëmje Spanja do të presë Zelandën e re, ndërsa dita e nesërme do të rezervojë dy sfida, ato mes Brazilit dhe Egjiptit dhe si edhe përballjen Itali-Shtetet e Bashkuara.
"Menjëherë pas Botërorit 2006 do të kishim qenë favoritë, ndërsa tani ka shumë ekuilibër”, tha portieri i Italisë Xhixhi Bufon. “Mendoj se Brazili ka diçka më shumë përsa i përket sasisë dhe cilësisë së talenteve të tij. Por, ne dhe Spanja do të mundohemi ta konkurrojmë", shtoi Bufon.