Sukseset dhe dinamikat e brendshme, ngjarjet më të bujshme gjatë 2022 në Shqipëri

2022 mund të cilësohet një vit sa i mbarë për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, që nga hapja e negociatave me BE apo zhvillimi i samitit të BE-Ballkanit Perëndimor për herë të parë në një vend të rajonit, por edhe me skandalet brenda vendit lidhur me korrupsionin që çuan pas hekurave disa politikanë, por dhe dinamikat e forta në politike sidomos brenda Partisë Demokratike.
Në lidhje me politikën e jashtme, roli i Shqipërisë gjatë 2022 u forcua. Nisja e luftës në Ukrainë dhe pozicioni që Shqipëria mbajti pro popullit ukrainas, bëri që SHBA të kërkojë bashkëpunimin e vendit tonë në Këshillin e Sigurimit në OKB për të ngritur lart zërin e Ukrainës dhe ofrimin e mbështetjes ndaj saj për të fituar luftën e paprovokuar. Ky bashkëpunim me partnerin më të madh edhe të rëndësishëm për Shqipërinë, SHBA-në, i rriti edhe më shumë vlerat e vendit tonë në sytë e ndërkombëtarëve
Gjithashtu një nga ngjarjet më të rëndësishme për Shqipërinë ishte hapja e negociatave me BE, pas 16 vitesh pas nënshkrimit të marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit. Një tjetër ngjarje e rëndësishme ishte edhe zhvillimi i Samitit të BE në Tiranë, për herë të parë që një samit i tillë zhvillohet në një vend të rajonit të Ballkanit Perëndimorë. Në këtë ditë, në Tiranë u mblodhën të gjithë liderët e Europës duke treguar mbështetjen që ata i japin Shqipërisë dhe rajonit në të ardhmen e tyre në familjen europiane.
Samiti i BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë
Gjatë 2022 në Shqipëria u vizita nga shumë liderë të Europës, ku vlen të theksohet ajo e presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier. Kjo shënon vizitën e parë të një presidenti gjerman në Republikën e Shqipërisë në 27 vite duke shërbyer si sinjal i mbështetjes që Gjermania i jep vendit tonë.
27 nëntori 2022 shënoi 110 vjetorin e Pavarësisë dhe mbledhjen e parë të dy Kuvendeve Shqipëri- Kosovë. Mbledhja e zhvilluar në Tiranë vuri thekson në zgjerimin e bashkëpunimit. Pikërisht në mbështetje të Kosovës, Shqipëria miratoi një rezolutë për shpalljen të pabaza të akuzave për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore të UÇK. Vetë kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim në Këshillin e Europës duke e cilësuar rezolutën e Dick Marty-t si “fake news” më të madh dhe të rëndë në histori që prej vitesh po njollos një luftë të drejtë të popullit të Kosovës.
Edi Rama gjatë fjalimit në KiE
Një tjetër sferë e bujshëm në Shqipëri gjatë 2022 ishte edhe dinamika politike. “Lufta” dhe përçarja e thellë brenda Partia Demokratike ishte fokusi kryesor. Largimi i Lulzim Bashës nga posti i kreut të PD pas 9 vitesh, në fakt nuk uli gjakrat mes demokratëve pro solli një përçarje edhe më të madhe ku sot partia më e madhe opozitare në vend është e ndarë në dy fraksione, ata që mbështesin Sali Berishën, i cili është zgjedhur nga grupi i tij si kreu i Partisë Demokratike, dhe ata që mbështesin kreun e grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, që nuk njohin Berishën. Gjithashtu po aq e bujshëm ishte edhe dhunimi i Sali Berishës gjatë protestës së opozitës, ku një i ri e qëlloi atë më grusht në fytyrë gjatë kohës që po ecte në krye të turmës së protestuesve.
Hetimet ndaj inceneratorëve ishte kryefjala e vitit 2022 jo vetëm nga politika, por edhe mediat dhe opinioni publik. Këto hetime kanë çuar pas hekurave ish ministrin Lefter Koka dhe ish deputetin Alqi Bllako. Ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri u bë politikani i parë që shkoi pas hekurave nga drejtësia e re. Ai u dënua me 3.4 vite burg për lidhjet me vëllezërit Habilaj dhe përfitimet e padrejta të marra prej tyre si dhe shpërdorim detyre.
Dënimi i ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri
Një tjetër skandal që çoi deri në ngrirjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, ishte hakerimi i portaleve qeveritare dhe i sistemit Tims nga grupi pro iranian “Homeland Justice”.
Po ashtu edhe zhdukja e mistershme e Ervis Martinaj i njohur si ”mbreti i bixhozit” ishte një nga ngjarjet që bëri të fliste jo vetëm policia e mediat, por edhe politika duke kërkuar zbardhjen e ngjarjes.
Sukseset e Shqipërisë gjatë 2022 u fokusuan edhe në fushën e artit dhe sporti, ku një ndër ngjarjet më kryesore ishte zhvillimi i finales së “UEFA Conference League”, në stadiumin “Air Albania” mes Romës dhe Feynoord, ku në kryeqytetin shqiptar zbarkuan me mijëra tifozë të huaj të dy skuadrave.
Mirë-organizimi i këtij eventi të rëndësishëm sportiv dhe më i madhi i zhvilluar në vendin tonë, mori vlerësimin edhe të kreut të UEFAS duke e cilësuar si një nga mbrëmjet më të bukura.
Fitorja e Luiza Gegës
Arritjet e atletes Luiza Gega, ishin tjetër krenari për vendin, e cila ngriti lart flamurin shqiptar duke u shpallur kampione e Europës në garën 3000 m me pengesa. Gega u nderuar edhe me “Yllin për Mirënjohjen Publike” nga qeveria.
Dhe në fund pro jo më pak nga rëndësia, këngëtarja me famë ndërkombëtare Dua Lipa mori nënshtetësinë shqiptare nga presidenti Bajram Begaj. Më një super koncert në sheshin “Skënderbe” Dua Lipa mbylli dhe turin e saj duke i bërë jehonë Shqipërisë në të gjithë botën, ku media e huaja prestigjioze shkruan për të dhe vendin tonë.
Dua Lipa merr nënshtetësinë shqiptare
/rtsh.al/