Sukseset e një ministri
Ministri i Shëndetësisë z. Petrit Vasili, sa here qe ndodhet para një mikrofoni, pushtohet nga një gjendje e të folurit pafund, me fjalë të zgjedhura e me fjali të gjata që jo rralle është vështirë ti gjendet kuptimi. Mirëpo, skena që panë ata shqiptarë që ndoqën intervistën e tij në prag të Vitit të Ri në një nga televizionet pranë Qeverise (ABC News) mbi sukseset e reformës në sistemin shëndetësor, i tejkaloi të gjitha parashikimet. Me një ton të prerë e të sigurtë që nuk pranon dyshime e diskutime, plot pasion, me fjali të gjata e me fjalë që shpesh sishte e lehtë tia gjejë kuptimin, z. Ministër u përpoq të bindte shqiptarët që në shëndetësinë tonë dielli ka lindur këto dy vitet e fundit. Po cilat janë këto suksese të bëra publike nga z. Ministër të cilat mendoj se duhen analizuar?
1. Përdorimi i pjesëmarrjes së Ambasadorit Amerikan në një ceremoni në Koplik mbi promovimin e një projekti të USAID-it mbi edukimin dhe promocionin e shëndetit, si vlerësim i SHBA ndaj reformave të implementuara në shëndetësinë shqiptare. Këtu duhen dalluar dy momente; e para, është detyre funksionale e Ambasadës Amerikane që përfaqëson z. Arvizu që të inkurajojë, ndihmojë dhe mediatizojë çdo projekt që realizohet me paratë e taksapaguesve amerikane në çdo fushë në Shqipëri. Gjate këtyre 20 viteve të tranzicionit, këto projekte kanë qenë të shumta, sidomos në reformimin e shërbimit shëndetësor parësor. Ne këtë kuptim, nuk është hera e pare që një Ambasador amerikan ose drejtues të tjerë të lartë të Ambasadës ose USAID-se marrin pjesë në aktivitete promovuese të projekteve të tyre në shëndetësi. Z. Vasili në funksionet që ka pasur për një kohë të gjatë si Drejtor Drejtorie dhe me vonë zv.ministër në disa qeveri socialiste, besoj e kujton pjesëmarrjen në aktivitete të ngjashme të ambasadoreve amerikane si Limpreht, Xhefri, etj. E dyta, sipas komenteve të medieve, Ambasadori amerikan në këtë ceremoni ka folur mbi rëndësinë e edukimit dhe promocionit shëndetësor në mbrojtjen e shëndetit publik, e aq, pra nuk ka dhënë vlerësime mbi suksesin a dështimin e reformave në shëndetësinë shqiptare.
2. Reforma spitalore e cila perifrazoj përgjigjen e z. Ministër; ka njohur disa kulme në këto dy vjet dhe me tej për të ilustruar këtë reforme rendit disa arritje si ngritja e spitalit të ri të urgjencave në QSUT, instalimi i akseleratorit linear për neurokirurgjinë, rehabilitimin e gjithë sistemit të ashensorëve në të gjitha spitalet e QSUT-se, dhe deri vendosjen e hidroklavës për menaxhimin e mbeturinave spitalore. Z. Ministër, nëse ka realitet për të cilin jo vetëm që nuk duhet të mburresh është gjendja e spitaleve publike sot në vendin tonë. Janë me dhjetëra mijëra shqiptare që provojnë mbi shëndetin e tyre mungesën drastike të medikamenteve e që detyrohen ti blejnë ato në privat, janë ato mijëra mjeke, infermiere e personel tjetër mjekësor që shpesh u mungojnë edhe mjetet më të domosdoshme të punës e të mjekimit, që punojnë në kushte të rënda higjieno-sanitare ti z. Ministër, pa tu dridhur qerpiku, i krahason me spitalet më të mira të rajonit e më gjerë. Besoj se e ke parasysh që në rajonin tonë është Zagrebi, Lubjana, Sofia, Athina, etj. e jo Mogadisho apo Addis Ababa. Meqenëse jemi te spitalet, në cilin spital shkove (publik apo privat) për trajtim pas aksidentit automobilistik që të ndodhi në Mars të këtij viti?
3. Menaxhimi i sistemit shëndetësor. Perifrazoj: në këtë 2-vjeçar, disa ceshtje të mëdha që kanë të bëjnë me futjen e shëndetësisë në hullinë e modernizimit dhe një menaxhimi bashkëkohor, kanë marrë përgjigje të rëndësishme. Z. Ministër, me vjen keq të të them, por koncepti juaj për menaxhimin e shendetesise është në thelb i gabuar. Blerja e pajisjeve dhe aparaturave për spitalet, rikonstruksioni dhe ndërtimi i reparteve të reja është një sport i vjetër dhe i mirënjohur që është luajtur me sukses edhe me parë, pasi do të thotë më shumë tendera, pra përfitime. Por ky sport lidhet fare pak me menaxhimin e mirë dhe eficient të shëndetesisë. Menaxhimi i mire ose i keq i spitaleve përcaktohet nga organizimi dhe aplikimi i modeleve të suksesshme të administrimit e të financimit që nxisin përdorimin eficientë të parave dhe prodhimin e sa më shumë shëndet për popullatën, zgjedhja e njerëzve të aftë, të shkolluar e të ndershëm në pozicionet menaxhuese e jo militantët partiakë që dinë mirë vetëm të rrjepin, etj., Intervista juaj megjithëse shumë e gjatë, nuk kishte asgjë në këtë drejtim pasi vete gjendja e vështirë e spitaleve megjithë rritjen e buxheteve në këta vite, është treguesi më i mirë i keqmenaxhimit e i dështimit.
4. Citoj; Jam një njohës shumë i mirë i sistemit shëndetësor. Z. Ministër, ne intervistën tuaj të stërgjatë, demonstrove edhe simptoma të një vetekenaqesie të shkallës së lartë, gjë që tregon se frytet e punës që po bën të kanë ngrohur shumë e të kanë mjegulluar sistemin e vlerësimit. Me lejoni z. Ministër që, më shumë dashamirësi tju jepja një këshillë, tregohuni më modest, lërini të tjerët ta thonë këtë për ju, pra tju vlerësojnë. Përvoja e këtyre 20 viteve të trazicionit në vendin tonë ka provuar të kundërtën, pra që drejtimi i shëndetesisë, në mjaft raste, i është besuar njerëzve që e kanë njohur pak ose aspak sistemin shëndetësor. Nga ana tjetër, ne intervistën tuaj në së paku dy raste ke treguar se ke mangësi në njohjen e sistemeve shëndetësore. Se pari i referohesh SHBA-ve si ..vendi që ka mjekësinë më të mirë në botë,... Është e vërtetë qe SHBA-të janë superfuqia e vetme e botës, janë të parat në shumë drejtime, por sistemi i tyre shëndetësor, sipas klasifikimit të Organizatës Botërore të Shëndetesisë, renditet i 37 në botë. Megjithëse shpenzojnë 17% te GDP-së e cila është gati sa dyfishi i shpenzimeve të Britanisë, Japonisë, Gjermanisë, Francës, etj. treguesit bazë të vlerësimit të sistemit shëndetësor i kanë më të dobët se vendet e mësipërme, p.sh. vdekshmërinë foshnjore e kanë gati dy herë më të lartë, kanë rreth 43 milionë amerikanë që janë të pambuluar me siguracion shëndetësor, etj. Kjo është arsyeja që prej kohësh presidentet amerikanë, përfshi Obamën, duan të bëjnë një reformë të thellë. Se dyti, në gjithë atë interviste aq të gjatë ke përmendur pak shifra, kur duhet të ndodhte e kundërta, pasi një njohës shumë i mire i sistemit shëndetësor duhet të të binde me fakte. Edhe numrin 6 milionë vizita që realizon sistemi ynë shëndetësor në vit e që ju e përmendet me mburrje, është në fakt tregues i dobët pasi kështu, një shqiptari i bie mesatarisht 2 kontakte në vit me sistemin shëndetësor ndërkohë qe mesatarja e vendeve te BE është 6.9 kontakte për person në vit, pra jemi gati 3.5 herë me dobët. Statistikat e ditëve të fundit nuk po ua përmend pasi kanë ndodhur pas intervsitës tuaj por që në fakt kanë marrë jetë njerëzish dhe jo pak po katër dhe e gjitha kjo në katër ditë!
5. Dy probleme teknike. Me lejoni z. Ministër tju vë në dukje edhe dy probleme teknike të cilat nëse do ti merrni në konsideratë do të përmiresojnë përformancën tuaj në intervistën e rradhës. Së pari toni juaj është shumë i prerë, pasionant, i vendosur që sle shteg për asnjë dyshim a disku
