E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dashuritë e Bubulinës

Nga Luan Rama

Bubulina, pikture ruseKur zbarkon në Specaj, në këtë ishull të bukur të Moresë në Greqi, të përmbytur nga e bardha e shtëpive, nga bluja detit dhe e qiellit dhe një diell që varion nga drita e bardhë dhe e argjendtë në mëngjes dhe në një të kuqe rrezëlluese në perëndim, nuk mund të largohesh pa pikëtakuar Bubulinën, heroinën arvanitase të Revolucionit Grek për pavarësi, e cila u shfaqet vizitorëve të shumtë jo vetëm me statujën e saj në skelën e qytetit, jo vetëm me emrin e saj në rrugët, kafenetë apo restorantet, por dhe me shtëpinë e saj të kthyer në muze, çka është krenaria e ishullit. Meqë kisha përkthyer në shqip romanin e shkrimtarit dhe historianit francez Michel de Grèce La Bouboulina, të këtij shkrimtari me origjinë nga familja mbretërore e Greqisë, kisha lexuar gjithashtu dhe një mori librash, mbresash e kujtimesh të njerëzve të ndryshëm që gjatë shekullit XIX kishin vizituar apo marrë pjesë në Revolucionin Grek. Dhe në shkrimet e tyre Bubulina qëndronte si një personazh po aq interesant sa Marko Boçari, Karaiskai dhe arvanitas të tjerë që i dhanë aq shumë këtij revolucioni. Por fakti është se pothuaj asnjëri prej këtyre evropianë nuk fliste për jetën intime të Bubulinës dhe aventurat e saj. Heroika e personazhit, e kapitenes se detrave (kapetanica) kishte lënë në hije gjithçka që kishte të bënte me jetën e saj private. Me dy burra të vrarë, me një djalë po ashtu të vrarë në një betejë ku luftonin bashkë dhe ku pas beteje e gjeti duke dhënë shpirt, Bubulina u kthye në një personazh tragjik dhe ndryshe nga sa mund të mendohej, ajo mbeti me po ato ndjesi femërore si dhe më parë.Ajo e donte jetën ashtu siç i vinte edhe pse jeta e saj ishte një dramë e përhershme. Në kujtimet e tij, kapiteni Voutier, i cili ishte një nga francezët e lavdishëm që luftoi për Revolucionin e Pavarësisë, e tregon shumë shkurtimisht njohjen me të dhe atë tipar që binte në sy tek Bubulina si një femër mjaft tërheqëse duke shtuar se ajo ishte ende e bukur dhe se sjelljet e saj ishin të drejtpërdrejta. Ajo qesh me gjithë zemër kur ne i themi se sa shumë flitet për të në Paris, ku e tregojnë ashtu me pisqollat e shpatën e madhe të saj. Bubulina nuk është një amazonë, por ajo ka ndjenja bujare e të flakta patriotizmi, dhe është në vazhdën e traditës së femrave të Spartës

Luftë e dashuri Polemos qe agapi
Por ai që e zbuloi gjerësisht këtë anë të jetës intime ishte Michel de Grece, i cili zbriste në Specaj një shekull e gjysmë më vonë në vitet 70-80 të shekullit XX dhe duke ndenjur me speciotët e vjetër, rrëmonte në kujtimet e tyre, në atë që ishte kthyer në një lloj legjende, por që ishte e vërtetë. Pas kthimit nga Specaj ai shkroi biografinë e saj të romanizuar por me penën e një historiani të vërtetë ku heroikja është parësore por ku erotikja i jep sharmin e vet personazhit, ngjarjeve, vetë historisë. Ja një pasazh nga libri i tij:
Duke qenë se e kisha humbur dashurinë e vërtetë, – shkruan Michel de Grèce në librin e tij La Bouboulina, e rrëfyer në vetën e parë, – fillova ta keqtrajtoj dashnorin tim. E shaja që në mëngjes, madje i qepesha prapa gjer në spital për ta penguar nga puna e për ta qortuar. Bridhja me bashkëluftëtarët e mij dhe sa më shumë ai donte të rrinte me mua, aq më shumë e bëja të priste. Një ditë, një grek më dha nja dy shpulla, të cilat sigurisht ia ktheva. Isha fatkeqe dhe doja ta bëja dhe atë fatkeq Aq sa një mbrëmje, ai u hodh përpjetë nga inati. Gjendeshim në një tavernë të Nafplios me ca batakçinj që sdija ku i kisha gjetur. Duhej të kisha pirë shumë, sepse kur u ngrita, më merreshin këmbët e gati sa sbija. I bëra shenjë të më ndiqte pas, por ai refuzoi të ngrihej. Atëherë u talla me të dhe e akuzova se ishte impotent. Ai u zverdh në fytyrë dhe doli. Atyre që më rrethonin iu desh të më mbartnin gjer në shtëpi. Të nesërmen, Samueli u shfaq shend e verë dhe me një trastë në krahë. Kishte gjetur një vend në një anije napolitane që nisej për në Amerikë. As që bëri fjalën më të vogël për atë çkishte ndodhur një natë më parë. Lavdëroi përvojën që kishte fituar midis nesh dhe se ajo që kishte mësuar këtu do ti vlente shumë për të hapur një spital në Kansas City. Nxitonte të kthehej dhe të gjente të fejuarën e tij, e cila e priste me padurim ta takonte. Nisi të më flasë për bukurinë dhe virtutet e saj, i mallëngjyer nga letrat që ajo i kishte dërguar, ku i shkruante për mërzinë që e kishte pllakosur. Në fund më falenderoi ngrohtësisht për mikpritjen dhe gjithçka që kisha bërë për të. Më puthi lehtë në ballë dhe u zhduk kështu nga jeta ime. Nuk pati asnjë lloj zënke apo drame. Ai e preu këtë lidhje në mënyrë të qartë, të pastër dhe të prerë, si me një thikë kirurgu Atëherë vetminë time e mbysja me alokol. Ditën flija, çka më bënte ta humbja mëndjen, ndërsa natën bridhja nga një mejhane në tjetrën. Batakçinjtë, të cilëve ju pagoja gotat që pinin, më brohorisnin dhe më rrethonin, duke më treguar dashurinë e tyre. Bu-bu-li-na! – thërrisnin ata, kur bëja garë me gota rakije me ndonjërin prej tyre. Bu-bu-li-na! – thërrisnin, kur çohesha dhe hyja në një valle të fortë, para se të përmbysesha e të bija në tokë. Nuk kisha aq forcë sa ta ndaloja Mihalin të më ndiqte nga pas. Nga frika se mos më ndodhte ndonjë gjë, ai më shoqëronte ngado, duke u ulur në një cep dhe duke evituar të më shihte në sy, pa pirë asnjë gotë. Shpesh më priste gjer në agim.- Do të vriteni! – guxoi të më thotë një herë. Lërmë të jetoj ose të vdes, ashtu siç dua! – i hakërrohesha unë. Mbrëmjen nuk e përfundoja kurrë vetëm. Ndonjërit prej burrave, kujt ti binte rradha, i drejtoja një nga pistoletat, duke e detyruar të më ndiqte pas. Tjetri bënte sikur kishte frikë dhe në delirin mes thirrjeve dhe të qeshurave, ne dilnim jashtë. Tundesha andej-këndej, ndërsa tjetri mburrej e fryhej, ndërkohë që shakarat e shokëve të tij na shoqëronin pas. Edhe ata me të cilët skisha bërë ndonjë gjë, mburreshin se kishin kaluar një natë me mua….
Në Specaj (grekët i thonë Speces) duke e pyetur një mik speciot se si ishte Bubulina si femër, ai filloi të qeshte dhe të lëshonte një hum…. dhe një eh si për të më thënë se skishte grua si ajo. Lum ai që binte në krahët e Bubulinës, më tha më së fundi specioti para se të ndaheshim. Por kur pyetëm ciceronen e muzeut Bubulina ajo ngeli disi e habitur, nënqeshi lehtë dhe e kaloi bisedën gjetkë, sikur kjo pyetje skishte lidhje me heroinën e Greqisë. Dhe aq më tepër, po tu thuash se Bubulina ishte arvanitas, gjë që e mohojnë, paçka se këtë e dëshmon historia apo grekë historianë e shkrimtarë si Michel de Grèce. Dhe e njëjta gjë ndodh dhe po të pyesësh për heronjtë e tjerë të Revolucionit grekë, suliot, çamë, arvanitas, për të cilët heshtet për dy shekuj rradhazi nga historia zyrtare. Por le të vazhdojmë me bëmat erotike të Bubulinës, meqë ato heroiket, bota tashmë i njeh dhe se nëse mund të flasim për gra feministe pas kohës së Safos së kohës antikitetit dhe ehove që vijnë nga ishulli Lesbos, Bubulina shfaqet si një shembull i qartë i feminizmit, para se të shfaqeshin në Evropë figurat feministe si shkrimtarja George Sand, Madame de Stael, Dora dIstria apo Elena Gjika në emrin e saj të vërtetë. Dhe pikërisht atëherë kur në Evropë lindi feminizmi moderne me Simone de Bauvoir e Margarite Duras, aktorja e famshme Irene Papas interpretonte një film për Bubulinën.

Kisha ku eshte bere mesha per BubulinenVdekja e Bubulinës
Pas

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›