E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulltan Novruzi urime per miresi e paqe

Besimtarët bektashianë kremtojnë sot Ditën e Sulltan Novruzit. Sipas sektit bektashian festa shënon fillimin e vitit të ri dhe përkon me ditëlindjen e Imam Alit në Qabe.

Kjo ditë cilësohet në mbarë botën Aleviane si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe. Në këtë ditë çdo gjë mund të ringjallet, lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.

Besimtarët bektashian janë përshëndetur sot nga Baba Mondi, i cili ka uruar sa më shumë dashuri, mirësi e paqe  për të gjithë shqiptarët. Selia e kryegjyshatës po vizitohet nga krerët e shtetit, përfaqësues të partive politike dhe mijëra besimtarë.  

"I uroj festën e Sulltan Novruzit të gjithë besimtarëve. Kjo feston përkon me ditën e demokracisë dhe ne sot kemi rastin për të festuar, reflektuar dhe për t'i thënë cdo shqiptari: "faleminderit për atë cfarë ka bërë gjatë këtyre 20 viteve"", tha kryeparlamentarja Topalli pas vizitës së bërë në kryegjykatë.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›