Sulm Taliban ne Afganistan

Së paku 26 persona kanë humbur jetën në një betejë në provincën Kunar të Afganistanit.
Kreu i Qarkut Shigal, Abdul Zahir Safai, i ka thënë Radios Afganistani i Lirë se të vrarët përfshijnë 11 fëmijë dhe së paku gjashtë gra, ashtu si edhe një këshilltar civil amerikan dhe tetë talebanë.
Safai ka thënë se talebanët kanë sulmuar trupat amerikane dhe afgane nga shtëpitë e civilëve në Luginën Sheltan.