Greqi sekuestrohen 155kg kanabis arrestohen 3 shqiptare
Policia greke ka arrestuar tre shtetas shqiptarë, dhe ka shpallur kërkimin për një të katërt, si pjesëtarë të një rrjeti që trafikonte sasira të mëdha droge.
Arrestimet u kryen në Patra dhe në Athinë dhe të arrestuarit janë të moshës 36, 26 dhe 22 vjeç, ndërsa u sekuestruan gjithsej 15,5 kg kanabis dhe një automjet taksi.
Sipas komunikatës zyrtare të policisë, operacioni për asgjesimin e rrjetit filloi pasi shërbimi antidrogës i Patras komunikoi me një pjesëtar të rrjetit, të cilit iu paraqit si blerës. U ra dakord për blerjen e 7 kilogramëve kanabis, kundrejt një vlere prej 9.000 eurosh.
Në Patras, trafikantit iu gjetën me vete 7,5 kg kanabis e ambalazhuar në shtatë paketa, ndërsa në banesën e 22 vjeçarit që u arrestua në Athinë, u gjetën 8,33 kg kanabis dhe një peshore precizioni.
Tre të arrestuarit dolën pasditen e të hënës para prokurorit, i cili urdhëroi mbajtjen e tyre në paraburgim, ndërkohë që seksioni i ndjekjes kundër drogës i Patras po vazhdon hetimet për gjetjen e personit të shpallur në kërkim.