Sulm i planifikuar apo thjesht incident Pas sulmit luftarak turk ndaj kurdeve

U be fjale per nje gabim. Aviacioni luftarak turk vrau 35 vete ne nje sulm ajror ne zonen e kufirit mes Irakut dhe Turqise zone kjo e dominuar nga kurdet. Sipas te dhenave te pales turke sulmi u zhvillua kunder ekstremisteve kurde - por ne mbremjen e se enjtes u zbardh se objektivi kishte qene i gabuar.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ushtare turqe patrullojne ne rrugen e krahines Sirnak ne kufi me Irakun Shtabi i Pergjithshem i Forcave te Armatosura Turke deklaroi se sulmi i nates te se enjtes ishte drejtuar kunder luftetareve kurde. Ndersa zevendeskryetari i partise qeverisese turke AKP Husein elik para mediave beri fjale per nje incident fatkeq. Nderkohe eshte zbardhur pohoi elik se tek viktimat nuk behet fjale per ekstremiste kurde por per civile qe jetojne nga kontrabanda.
Husein elik i cili eshte edhe zedhenes i Partise Turke per Drejtesi dhe Mireqenie u shprehu ngushellimet anetareve te familjeve te viktimave dhe premtoi hetimin e ngjarjes. Ne konferencen e shtypit Husein elik u shpreh pa ekuivoke se nuk do te kete asnje perpjekje per te fshehur faktet. Po qe se eshte bere nje gabim apo eshte vepruar ne menyre te papergjegjshme kjo do te dale ne drite. Sipas te dhenave te televizionit turk NTV te premten vetem tre kufoma jane derguar per autopsi te tjerat u jane cuar familjeve neper fshatra.
Reagimi i PKK-s
Nderkohe Partia Punetore Kurde PKK mjaft aktive ne zonen kufitare me Irakun beri thirrje te premten per kryengritje. Ne i bejme thirrje popullit te Kurdistanit per te reaguar ndaj kesaj masakre. Keshtu deklaroi komandanti Bahoz Erdal nga krahu i armatosur i PKK-s. Kjo kryengritje per kurdet nenkupton jo vetem aksione te mosbindjes civile por edhe protesta te dhunshme dhe sulme ndaj forcave te armatosura turke. Erdal akuzoi ushtrine turke per nje masaker te qellimshme dhe te planifikuar ndaj civileve ne zonen kufitare. Tregtia ne zonen kufitare eshte e njohur prej kohesh dhe eshte e pamundur te mos identifikohen civilet tha ai.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje simbolikeNje grup personash me gomare e kuaj qe leviznin duke u gdhire e enjtja ne drejtim te kufirit turk ishin zbuluar nga nje avion pa pilot. Kjo u be shkak per dhenien e urdhrit forcave te aviacionit luftarak per te sulmuar. Objektivi ne afersi te fshatit Uludere provinca e Sirnakut naten u vu nen bombardim. Pas kesaj ushtria turke vetem konfirmoi se nderkohe kane filluar hetimet mbi ngjarjen. Ndersa fshataret e zones kane raportuar per agjencine turke te lajmeve Dogan se viktimat kane qene kontrabandiste te cilet sjellin nafte me gomare ne keto zona.
Rajoni i Sirnakut eshte pika me e nxehte e konfliktit mes ushtrise turke dhe PKK-s. Here pas here ekstremiste kurde jane futur nga Iraku verior ne drejtim te Turqise.
Vete zyra e guvernatorit te provnices se Sirnakut ishte shprehur me pare se rebelet ishin perpjekur te futeshin ne Turqi nga Iraku verior ku ndodhen edhe kampet me te rendesishme te PKK-s dhe ku nuk jetojne civile. Nga sulmet e meparshme dihet se PKK perpiqet qe me gomare e kuaj te fuse kontrabande arme municione dhe lende shperthyese ne Turqi.
Autor dpa afp/Lindita Arapi
Redaktoi Esat Ahmeti