E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulm izraelit mbi Gaza

Burimet spitalore palestineze njoftuan se tetë persona mbetën të plagosur nga një sulm i trefishtë izraelit me raketa.

Sulmi ka ndodhur në Rripin e Gazas mbrëmjen e kaluar ku tre predha janë hedhur nga avionë ushtarakë izraelitë në dy zona, njëra në lindje dhe tjetra në perëndim të qytetit të Gazas.

Mësohet se disa prej të plagosurve kanë marrë plagë të rënda, ndërkohë që sulmi nuk konfirmohet nga autoritetet izraelite.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›