Atentati ne Rusi tre ne pranga

Policia ka arrestuar në Ingusheti vëllain 16 vjeçar dhe motrën 22 vjeçare të Magomed Yeloyev, i dyshuar si kamikaz i atentatit në aeroportin e Demodedovos, në Moskë.
Sipas agjencisë së shtypit “Itar-Tass”, në pranga ka përfunduar edhe një i dyshuar i tretë si bashkëpunëtor.
Prokuroria ka marrë masën e ndalimit për të tre për një periudhë dy mujore, për të vërtetuar një përfshirje të mundshme të tyre.