Sulm izraelit në Liban, goditet fshati i krishterë, 21 viktima

Një sulm izraelit ka goditur veriun e Libanit, ku si pasojë kanë humbur jetën 21 persona dhe tetë të tjerë mbetën të plagosur, as Ministrisë libaneze të Shëndetësisë.
Mediet e huaja shkruajnë se u godit një ndërtesë banimi në Aitou, një fshat me shumicën e banorëve që janë të krishterë, larg zonave ku ushtria izraelite ka kryer mijëra sulme më parë.
Në atë ndërtesë jetonte një familje që ishte zhvendosur nga lufta. Ushtria izraelite nuk komentoi sulmin.
Ushtria tha se po heton se si droni iu shmang sistemeve të tij të sofistikuara të mbrojtjes ajrore dhe goditi objektin e trajnimit të Brigadës Golani pranë qytetit të Binyamina.