E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulm kamikaz ne Damask 26 persona te lenduar

Një sulm i dyfishtë kamikaz tronditi qendrën e kryeqytetit sirian, Damask duke marrë dy jetë njerëzish. 26 persona u plagosën nga shpërthimet në sheshin Marjeh, skenë e një sulmi me autobombë në muajin prill kur u vranë 13 vetë.

Episodi me i fundit i dhunes vjen ne kohen kur forcat e regjimit pergatiten te rimarrin Alepon e kontrolluar nga rebelet. Pamjet e transmetuara nga televizioni Al- Ikbarija treguan demet e medha ne vendngjarje, vitrinat e shkaterruara te dyqaneve apo njollat e gjakut neper rruge. Observatori sirian i te drejtave te njeriut konfirmoi dy vdekje nga shperthimet. Qendra e Damaskut eshte vene shpeshhere ne shenjester te sulmeve me bombe keto muajt e fundit, teksa forcat e SiriaSiri, ushtria përgatitet të mësyjë Alepon Mega-kriza humanitare në Siri Hollande: Të lirohen gazetarët në Siri regjimit po perpiqen te zbrapsin kryengritesit nga zonat ne jug dhe ne verilindje te kryeqytetit. Trupat qeveritare arriten se fundi te hyjne edhe ne Qusairin- fortese te rebeleve. Mesymja atje ishte pjesë e një ofensive disa javore për të rimarë zonen strategjike që lidh Damaskun me bregun e Mesdheut. Aktivistët sirianë të të drejtave të njeriut thane se forcat e sigurisë intensifikuan sulmet në Kusair gjatë ditës, duke goditur me artileri dhe avionë luftarakë dhe duke shkatërruar shtëpi. Ne kete ofensive, trupat qeveritare u mbeshteten nga milicia dhe luftetaret e grupit militant libanez Hezbollah. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›