E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulm kamikaz ne nje agjenci logjistike ne Afganistan

Është marrë përsipër nga talebanët sulmi në agjencinë britanike në shërbim të forcave të NATO-s në Afganistan. Një kamikaz ka hedhur veten në erë në hyrje të selisë në Kabul, sapo rojet janë mbledhur të shohin dy të tjerë kanë nisur të qëllojnë por janë ekzekutuar nga policia pa arritur të futen brenda. 
Përvec tre kamikazëve kanë mbetur të vdekur katër roje nga Nepali, një koleg afgan si dhe dy civilë. Agjencia e sulmuar, filial i shërbimit të menaxhimit me seli në Dubai merret me riparimin e çdo automjeti, por është e specializuar dhe në pikat e shërbimit të telefonisë celulare dhe satelitore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›